Sulmoi seksualisht të miturën, një person në Prishtinë dënohet me tri vjet burg

Aktuale

Sulmoi seksualisht të miturën, një person në Prishtinë dënohet me tri vjet burg

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 16:46
Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë njoftoi të mërkurën se ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit M.H. për shkak të veprës penale “Sulm seksual”.

Sipas njoftimit, i akuzuari M.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri viteve.

“Ky dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 27.07.2022 e deri më datë 10.05.2023. Të akuzuarit M.H i ndërpritet masa e paraburgimit me aktvendim të veçantë”, thuhet në komunikatën për media.

Ndërsa, e dëmtuara e mitur me përfaqësuesin ligjor, për realizimin e kërkesës pasurore – juridike udhëzohet në kontest civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat