Ndarja e Kosovës dhe Ballkani i Hapur | Naim Miftari ‘zbardhë’ planin e Sorosit, Ramës dhe Vuçiqit kundër Kosovës!

Aktuale

Ndarja e Kosovës dhe Ballkani i Hapur | Naim Miftari ‘zbardhë’ planin e Sorosit, Ramës dhe Vuçiqit kundër Kosovës!

Nga: N. Sh. Më: 12 korrik 2023 Në ora: 21:30
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po tenton të bëhet lider i Procesit të Berlinit.

Miftari thekson se Rama është munduar të ndaj Kosovën por që nuk i ‘dhezi’.

Ai flet edhe për asociacionin që sipas tij është plan i Sorosit dhe Vuçiqit, ndërsa Rama shton se e luan vetëm rolin e postierit.

Reagimi i plotë:

Edi misionari

Asociacioni i komunave të Kosovës, i emëruar kinse nga Edi Rama në fakt është plan dhe program i Aleksandër Sorosit dhe Aleksandër Vuçiqit, ndërsa Edi Rama luan vetëm rolin e postierit të tyre, apo rolin e budallait mbretëror.

Patroni i Batonit dhe Buzhaloviqit, përndryshe edhe vëllai i Aleksandër Vuçiqit nga lideri i idesë serbo madhe të Nishit dhe Novi Sadit, i vetquajturi Open Ballkani serb, brenda natës po tenton të bëhet lider i Procesit të Berlinit për Ballkan.

Ky patriotizëm i juaj me bateria nuk shitet më në Kosovë.

Nga plani për ndarjen e Kosovës që nuk i dhezi, kaloi në Open Ballkanin serb, edhe aty nuk i dhezi, tani kaloi në Asociacion të komunave të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat