Doktori nga Zvicra zbulon efektet anësore të vaksinës së COVID-19!

Aktuale

Doktori nga Zvicra zbulon efektet anësore të vaksinës së COVID-19!

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 22:56
Ylber Qusaj

Doktori i shkencave farmaceutike, Ylber Qusaj ka folur rreth pandemisë COVID-19, vaksinës kundër koronavirusit dhe efekteve të saj anësore.

Ai tha se në fillim ka pasur mendime dhe teori të ndryshme rreth këtij virus, mirëpo falë vaksinës antiCOVID-19, ne tashmë jemi të lirë nga kjo sëmundje.

“Sidomos në fillim të pandemisë ka pasur konspiracione të ndryshme, mirëpo virusi COVID-19, që e kemi pasur deri tash ka qenë një ndër virus më të rrezikshme dhe më të vështira që kemi pasur.

Mirëpo tash me marrjen e vaksinës antiCOVID-19, kemi rritur imunitetin e njerëzimit në përgjithësi dhe tani jemi të lirë nga ky virus. Të gjitha ata që thonë se “ vaksina na kanë lënë me pasoja’, është më shumë një lloj miti se sa që mund të ketë pasoja.

Nuk ka pasur asnjë efekt anësore të vaksinës së COVID-19, beso aq të vogla kanë qenë efektet anësore, që vetëm ka qenë mite të njerëzve që kanë dashtë mos me marr vaksinën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat