Pse e fyeu Uran Ismailin, ja çfarë thotë Mimoza Kusari-Lila

Aktuale

Pse e fyeu Uran Ismailin, ja çfarë thotë Mimoza Kusari-Lila

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 00:17
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e ka quajtur “idiot patetik”, Uran Ismailin, ish-deputetin e PDK-së.

Kjo dëgjohet nga përgjimet ku Kusari-Lila flet me Simiqin e Listës Serbe.

E pyetur se pse e ka përdorur atë gjuhë ndaj Ismailit, Kusari-Lila, ka deklaruar se ka pasur konfrontime të ashpra me Ismailin në komisionin për ekonomi.

Ajo tha se konfrontimet me Ismailin e kanë bërë të ketë përvojë jo të mirë në aspektin kolegjial dhe atë njerëzor.

”I kemi pasur disa përplasje shumë të rënda në komision për ekonomi, dhe i kemi pasur disa specifika që të cilat nuk ma kanë lënë një përvojë të mirë në aspektin kolegjial e as njerëzor. Kështu nuk e kam taku moti, në komunikimin e fundit që e kemi pasur ka qenë në komisionin për ekonomi. Kemi pasur përplasje të rënda që i ka përdorur PDK-ja”, ka thënë Kusari-Lila. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat