Aksion i Prokurorisë dhe Policisë në Ferizaj, bastisen shtëpi e lokale – arrestohen katër persona

Aktuale

Aksion i Prokurorisë dhe Policisë në Ferizaj, bastisen shtëpi e lokale – arrestohen katër persona

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot, ka realizuar një aksion ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të gjashtë personave të pandehur dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit janë arrestuar katër.

Të dyshuarit që janë arrestuar janë N.Xh., B.B., I.S., dhe R.C.

Katër të dyshuarit janë arrestuar për shkak të dyshimit të veprave penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare “ nga neni 386 paragrafi 1, nën paragrafi 1.5 të KPRK-së dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të i’u informoj në vazhdimësi lidhur me këtë aksion, thuhet më tej një njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat