Hoxha u drejtohet me “Zdravo” deputetëve të VV-së: Jeni kapur nga krimineli Radoiçiq

Aktuale

Hoxha u drejtohet me “Zdravo” deputetëve të VV-së: Jeni kapur nga krimineli Radoiçiq

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 11:09
Eliza Hoxha

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka përmendur çështjen e audio-incizimeve mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Slavko Simiqit, ku përmendet edhe krimineli Milan Radoiçiq.

Në nisje të fjalimit të saj, Hoxha u është drejtuar deputetëve të LVV-së me “Zdravo”.

Ajo ka thënë se qytetarët janë shokuar nga ajo çfarë kanë dëgjuar.

“Sa tronditës është nënshtrimi ndaj Slavko Simiq dhe Radoiçiqit për punët elementare të këtij Kuvendit po aq tronditës është qarja e hallit me punëtorin e Radoiçiqit për çështje të rëndësishme të interesit tonë shtetëror. Për çështjen e krenarisë tonë kombëtare, veteranëve të UÇK. Akuzoj para Slavkos njërin ndër komandantët më të shquar të UÇK, Ramush Haradinaj, akuzoi PDK-në për të cilën në të njëjtën bisedë Radoiciqi u ankua që PDK ja ka nxirë jetën dhe do ta luftoj atë deri sa të jetë gjallë, e fyeu rëndë nënkryetarin Uran Ismaili e shpifi ndaj shefit të Grupit Parlamentar Abelard Tahiri”, ka thënë Hoxha.

Deputetja e PDK-së më tej shtoi se shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, u koordinua me Radoiçiqin për energjinë në veri, u koordinuar për t’i thënë jo kërkesës së qindra qytetarëve për tërheqje nga Trusti dhe duke fyer në mënyrën më të ulët deputetin Bekim Haxhiu

“Çfarë duhet të ndodh më shumë për të kuptuar që ju jeni të kapur nga krimineli që është në listën e zezë të Amerikës, e që ka urdhërarrest nga Prokuroria”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat