Haki Abazi i drejtohet Kusari-Lilës e Kurtit pas audio-incizimit me Simiqin: Çfarë po kërkoni në Kuvend?

Aktuale

Haki Abazi i drejtohet Kusari-Lilës e Kurtit pas audio-incizimit me Simiqin: Çfarë po kërkoni në Kuvend?

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 11:34
Haki Abazi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka marrë fjalën sot në Kuvendin e Kosovës dhe ka folur për audio-incizimin ku dëgjohet Mimoza Kusari-Lila duke biseduar me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simic.

Abazi ka thënë se për Kurtin janë dy problematika, besimi dhe demokracia, dhe sipas deputetit Abazi, Kurti s’ka as besim as demokraci.

Ai ka pyetur Kurtin dhe Kusari-Lilën se çfarë janë duke kërkuar në Kuvendin e  Kosovës.

“Në këtë foltore kam thënë dy gjëra që janë problematike për z. Kurti. Besimi dhe Demokracia. As s’ka besim as demokraci.

Nëse një shefe e GP e imponuar nga Kurti në emër të GP I fyen veteranët dhe kolegët. Nuk e di çka lyp kjo me kanë këtu në këtë vend.  Ca është tu lyp ky njeri këtu, që I ka bo krejt makinacionet e mundshme në emër të patriotizmit.

Ky njeri thotë në Podujevë, unë s’e kam taku. Ama pse e ka taku shefja e GP parlamentar nuk është e rëndësishme. Puritanizmi i Kurtit është I rëndësishëm.

E ju ish-kolegët e mi, përfshirë z. Gani Krasniqi, duhet me e ngrit zanin.

Është lehtë me godit me polici të fejsbukut, e me shantazhu edhe parlamentin e Kosovës”, ka thënë Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat