Ky është deputeti i PDK-së që e lagu me ujë Kurtin dhe nxiti përleshjen në Kuvend

Aktuale

Ky është deputeti i PDK-së që e lagu me ujë Kurtin dhe nxiti përleshjen në Kuvend

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 11:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një përplasje fizike në të cilën janë përfshirë disa deputet të Partisë Demokratike të Kosovës dhe disa ministra të Qeverisë Kurti.

E gjithë ngjarja është provokuar pasi zv.kryeministri Besnik Bislimi është zgjuar nga karrigia e tij dhe ka shqyer një fotografi që Ganimete Musliu e kishte vendosur para foltores teksa fliste Kurti.

Pas kësaj është zgjuar deputeti Mergim Lushtaku i cili ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe Besnik Bislimit.

Bislimi i është kundërpërgjigjur duke e gjuajtur me shishe Lushtakun, më pas është përfshirë edhe Hekuran Murati e Hajdar Beqa, ku edhe ka eskaluar gjithçka dhe kanë ndërhyrë sigurimi i Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat