“Qen, mos ja shaj familjen askujt”, përplasje ndërmjet anëtarëve të VV-së dhe PDK-së edhe jashtë sallës

Aktuale

“Qen, mos ja shaj familjen askujt”, përplasje ndërmjet anëtarëve të VV-së dhe PDK-së edhe jashtë sallës

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 12:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Po përplasen verbalisht edhe anëtarë ose përfaqësues të LVV-së dhe PDK-së. Të njëjtit po qëndrojnë në hollin e Kuvendit të Kosovës.

"Qen, mos ja shaj familjen askujt", po dëgjohen të njëjtit duke thënë, pas dhunës që ndodhi mes deputetëve dhe ministrave.

Gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, deputetë e ministra janë përfshirë në përleshje fizike.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në drejtim të foltores së Kuvendit, Mërgim Lushtaku, ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Ky i fundit e ka hedhur shishen në drejtim të tij. Më pas, Lushtaku e ka shtyrë ministrat Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiun. Kjo e fundit është dëgjuar të thotë “a je normal”.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thirrur Policinë brenda sallës së parlamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat