Meta: Jemi të gatshëm ta mbrojmë Kurtin – seanca s’mund të vazhdojë

Aktuale

Meta: Jemi të gatshëm ta mbrojmë Kurtin – seanca s’mund të vazhdojë

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 12:26
Deputetët e Kuvendit të Kosovës

Deputeti i Vetëvendosjes nga Lista GUXO, Burim Meta, ka thënë se gjatë momentit të rrahjes në seancë, ai ishte në sallë dhe tani janë në gjendje gatishmërie për ta mbrojtur Kurtin.

Sipas tij, që nga fillimi i seancës, opozita ka shfaqur agresivitet verbal, me ofendime e sharje.

“Si duket nuk iu mjaftoi një gjë e tillë dhe filluan edhe në forma të tjera me fotografi të ndryshme, e edhe kjo ishte e pamjaftueshme dhe filluan me agresivitet fizik në drejtim të qeverisë”.

Çfarë të bëjmë tjetër përveç që të dënojmë këtë akt i cili nuk do të duhej të ndodhte në këtë shtëpi të demokracisë aty ku duhet flitet e jo të tentohet të rrahet dikush”, tha Meta.

Tutje, ai iu bëri thirrje organeve kompetente që të gjthë akterët që çuan në këtë situatë të merren me ta.

“Shkaktarët ishin opozita. Nuk bëhet protesta duke rrahur, por në forma të tjera. Ne po tregojmë, derisa janë në këmbë deputetët e opozitës, ne po tregojmë se edhe ne jemi në gjendje gatishmërie. Ne po presim që ata të ulën së pari e pastaj të ulemi edhe ne. Ne jemi duke e realizuar mbrojtjen, jo sulmin”, tha ai për klanin.

Meta tha se në rrahje ishin të përfshirë vetëm deputetët e PDK-së dhe VV-së, ndërsa sipas tij, seanca nuk mund të vazhdojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat