Sulmi ndaj Kurtit, reagon Edi Rama

Aktuale

Sulmi ndaj Kurtit, reagon Edi Rama

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 12:35
Kuvendi i Kosovës

Pas përleshjenve që ndodhën në Kuvendin e Kosvës, mes PDK-së dhe VV, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare thotë se shpreson që opozita në Kosovë të debatojë me ide dhe jo me akte dhune, si këto të sotmet në Kuvend.

“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit!

Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta!

Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat