Krasniqi: Kurti po tenton që ta fshehë skandalin me Radojçiqin

Aktuale

Krasniqi: Kurti po tenton që ta fshehë skandalin me Radojçiqin

Nga: A.Zh Më: 13 korrik 2023 Në ora: 12:42
Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të përgjimit në mes të shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, me anëtarin e Listës serbe Sllavko Simiq.

Krasniqi ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, se po tenton të fshehë “skandalin e koordinimit me Millan Radojçiqin”, përcjell Bota sot.

Sipas profesorit, çdo kontakt me personin që është në listë të zezë të Amerikës, është shkelje e ligjit.

“Tentimi i Kurtit që ta fshehë skandalin e koordinimit me Millan Radojçiqin, se gjoja qenka „luftë hibride nga Serbia” e bën bashkëfajtor direkt në skandal. Pse? Sepse pikërisht koordinimi me Radojçiqin është pjesë e luftës hibride kundër Kosovës. Çdo kontakt me Radojçiqin është shkelje e ligjit. Radojçiqi si element destabilizues është edhe në listën e zezë të SHBA-së. Nuk është çudi që ky kryeministër ua ka dëmtuar mendimin logjik shumë njerëzve, sepse faktet i kthen me krye teposhtë”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat