Përleshja në Kuvend/ Ilir Deda: Sa marre - Çmenduri kolektive

Aktuale

Përleshja në Kuvend/ Ilir Deda: Sa marre - Çmenduri kolektive

Nga: A.SH Më: 13 korrik 2023 Në ora: 12:55
Ilir Deda

Ish-deputeti i LVV-së, Ilria Deda, ka reaguar pas përleshjeve që ndodhën në Kuvnedin e Kosovës, mes pozitës dhe opozitës.

Ai ka thënë se “kur urrejtja bëhet qëllim kryesor i veprimit politik, e dhuna ekstreme verbale dhe sharja e përditshme e zëvendëson argumentin - detyrimisht që përfundon në këtë pikë të marres”.

Postimi në Facebook:

Sa marre!

Kur urrejtja bëhet qëllim kryesor i veprimit politik, e dhuna ekstreme verbale dhe sharja e përditshme e zëvendëson argumentin - detyrimisht që përfundon në këtë pikë të marres.

Çmenduri kolektive - ku të gjithë akuzoni njëri tjetrin që punoni për Serbinë. Armiku më i madh i kësaj Kosove jeni vetë ju që vetëm urrejtje prodhoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat