Armend Muja: PDK sulmoi në Kuvend, paterica sulmoi jashtë Kuvendit, Haxhiu e Buzhala në TV – Dihet qëllimi!

Aktuale

Armend Muja: PDK sulmoi në Kuvend, paterica sulmoi jashtë Kuvendit, Haxhiu e Buzhala në TV – Dihet qëllimi!

Nga: A.SH Më: 13 korrik 2023 Në ora: 13:05
Armend Muja

Pas përleshjes në Kuvend, ka reaguar deputeti i VV-së, Armend Muja.

Ai ka thanë se është i qartë frustrimi i tyre, sepse ata nuk duan ta lënë Kosovën t’i fitojë betejat që duket se do t’i fitojë.

Postimi në Facebook:

Krimi i organizuar në 3 fronte:

PDK sulmoi në Kuvend.

Paterica PSD sulmoi jashtë Kuvendit.

Baton Haxhiu e Berat Buzhala sulmojnë nëpër studio televizive e portale.

Zgjodhen momentin tash, sepse nuk duan ta lënë Kosovën t’i fitojë betejat që duket se do t’i fitojë.

E gjitha kjo vjen si rezultat i luftës së suksesshme ndaj krimit jo vetëm në veri por edhe në Prishtinë e kudo. Kumbarët e krimit, pavarësisht etnive, kanë mbështetur dhe mbështesin njëri-tjetrin. Ky është koncerti i krimit të organizuar i ditëve të sotme që në fakt është krimi i organzuar i gjithë viteteve të pasluftës që askush nuk ua prishi tymin e duhanit.

Është i qartë frustrimi i tyre. Është i qartë shpërthimi i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat