Këshilltari i Bislimit: Ky deputet e filloi sulmin e parë ndaj Kurtit

Aktuale

Këshilltari i Bislimit: Ky deputet e filloi sulmin e parë ndaj Kurtit

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 13:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, tha se sulmin e parë e kreu deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku dhe jo Bislimi.

“Mërgim Lushtaku gjuan me ujë Kryeministrin Kurti. Pas saj, sulmon në drejtim të zëvendëskryeministrit Bislimi. Pra sulmin e parë, edhe ndaj Kryeministrit, edhe ndaj zëvendëskryeministrit e bën deputeti Lushtaku. Këtu fillon eskalimi. Aty pastaj nisin sulmet edhe më të ashpra ndaj ministres Haxhiu e ministrit Murati. Pamjet janë të qarta.

Situatën dihet kush e filloi. E turpshme kush po e shtrembëron me qëllim të vërtetën. E ulët dhe e turpshme kush po viktimizohet për këtë, kur po i nisin situatat vetë. Grushtat ndaj ministrit Murati, ndaj zëvendëskryeministrit Bislimi dhe ministres Haxhiu duhen dënuar ashpër”.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës në reagimin e saj pas përleshjes në Kuvend, tha se e ishte pikërisht zëvëndëskryeministri Bislimi i cili i pari e goditi me mjete të forta, shishe, deputetin Mërgim Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat