Besnik Berisha ndalohet për 48 orë, flet avokati i tij

Aktuale

Besnik Berisha ndalohet për 48 orë, flet avokati i tij

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 13:50
Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha, bashkë me tre persona të tjerë janë arrestuar mëngjesin e së enjtes, të dyshuar për vepra penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjyes së veprave penale”. Media ka arritur ta kontaktojë përfaqëuesin ligjor të Berishës, Naim Rudarin.

Rudari ka bërë të ditur për Insajderin se avokatit Berisha i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

Ai e ka cilësuar si arbitrar arrestimin e Berishës, si dhe “hakmarrje e pushtetit” për zërin kritik të tij.

“Arrestimi i avokatit Besnik Berishes është arrestim arbitrar, i kundërligjshëm dhe përbën një precedent te rrezikshëm për sigurinë juridike ne vend. Është një hakmarrje e paskrupullt e pushtetit për zërin e tij kritik ndaj dukurive negative ne sistemin e drejtësisë dhe ne veçanti, prezantimeve te tij ne media për skandalet e njëpasnjëshme te pushtetit. Ajo çfarë mund t’ia konfirmoj secilit është se Besnik Berisha nuk ka shkelë asnjë ligj, nuk ka kry asnjë krim dhe përkundër insistimit tone qe prokurori te prezantojë qofte edhe një prove te vetme për dyshimin qe rendon mbi avokatin Berisha, prokurori dështoi për ta prezantuar jo sepse nuk ia lejon ligji, por për shkak se nuk ka dhe nuk ekziston asnjë”, ka thënë ai.

“Besnik Berisha është peng i sistemit sot për shkak te personalitetit te tij, misionit dhe profesionit te tij, guximit te tij profesional dhe kështu do te provohet pa asnjë dyshim. Apelojmë te Kryeprokurori i shtetit qe te ndale persekutimin e avokatit Berisha, ta barte lenden ne PSRK dhe te sigurojë një hetim te pavarur e te pandikuar. Sot u prangos një avokat për shkak të zërit te tij kritik, jo veprimeve te kundërligjshme. Ky eshte skandal!”, vijon deklarata e tij.

“Ne do te shfrytëzojmë te gjitha mjetet e ligjshme për ta shpërfaqë arbitraritetin dhe kundërligjshmërinë ne rastin e avokatit  Besnik Berisha sepse jemi te bindur se kjo për të cilën është arrestuar është skandal, arrestimi përben krim dhe kështu do te provohet ne vijim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat