“Do të qelben burgjeve”, koordinatori i VV-së paralajmëron opozitën

Aktuale

“Do të qelben burgjeve”, koordinatori i VV-së paralajmëron opozitën

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 14:22
Valon Hoti dhe Albin Kurti

Koordinatori i partisë në pushtet, Valon Hoti pretendon se disa nga deputetët e partive opozitare do të qelbën në burgje për krimet e bëra gjatë 20 viteve të fundit.

Hoti tha se se kryeministri Kurti nuk do të ndalet dhe se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të tërhiqet.

“Sulmojnë kështu se e dinë që së shpejti disa nga ta do të qelben burgjeve për hajnitë dhe krimet që i kanë bë tash e 20 vite.

Albin Kurti nuk ndalet, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk zbrapset“, ka shkruar Hoti në Facebook.

Reagimi tij erdhi pas përplasjes fizike mes opozitës dhe pozitës në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat