Lushtaku ironizon për hedhjen e ujit: Qeveria ka nevojë për freskim

Aktuale

Lushtaku ironizon për hedhjen e ujit: Qeveria ka nevojë për freskim

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 14:27
Mërgim Lushtaku dhe Eliza Hoxha

Deputeti Mërgim Lushtaku, tha se aksioni i PDK-së ndaj partisë në pushtet, ishte reagim ndaj Qeverisë që bashkëpunon me kriminel si Milan Radojiçiq.

Ndërkaq spërkatjen me ujë ndaj kryeministrit Kurti, Lushtaku e quajti freskim të Qeverisë. Ai tha se sulmi në Kuvend ishte i koordinuar nga Qeveria, të cilët sipas tij, ishin të gatshëm që të veprojnë në çdo formë për t’ua nënçmuar aksionin politik.

”Edhe nëse më vrasin, kam me qëndrua i fortë, qysh ka qëndrua familja ime në kohën më të vështirë ndaj okupatorit serb. Edhe pse mundohen me na e ndalë fjalën e lirë, ata kurrë nuk do të munden me na ndalë. Sepse të gjithë dëshmorët  e kombit janë sakrifikuar për këtë liri”.

”Si aksion politik që pati PDK me paraqitjen e pankartave, se kjo Qeveri është ‘Zdravo, e në këtë frymë nuk e kemi prit që një zëvendëskryeministër të dhunojë demokracinë. Prandaj unë duke parë të gjitha këto sulme drejt meje dhe kolegëve të mi, ku një shishe me ujë komplet më është gjuajtur mua nga zëvendëskryeministri Bislimi, ku edhe ministrja Haxhiu erdhi më shtyu, dhe ministri Murati kishte një mjet të fortë, e natyrshëm edhe unë kam reaguar. Sa i përket shishes me ujë, besoj që të gjithë kanë nevojë për freskim, e më së shumti kjo Qeveri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat