Deputetët e VV-së në Kuvend për vazhdimin e seancës

Aktuale

Deputetët e VV-së në Kuvend për vazhdimin e seancës

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 14:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së kanë filluar që të shkojnë në seancë, e cila më herët ishte shtyre për dy ore nga kryetari i Kuvendit Galuk Konjufca.

Shterja erdh pas përleshjes ndërmjet deputetëve të pozitës e opozitës.

E përleshja ka nisur teksa po mbante fjalim kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e largoi nga foltorja pankartën “Zdravo” të vendosur nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në atë moment, shihet deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku që afrohet te foltorja dhe e lagë me ujë kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi.

Ky i fundit më pas shihet duke e goditur me shishe në fytyrë deputetin Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat