Lushtaku: Do t’i padis Bislimin dhe ministrat Haxhiu e Murati

Aktuale

Lushtaku: Do t’i padis Bislimin dhe ministrat Haxhiu e Murati

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 14:31
Mergim Lushtaku

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka paralajmëruar padi ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ministres Albulena Haxhiu dhe ministrit Hekuran Murati.

Kjo sipas tij, për sjelljet e tyre të dhunshme, ndaj tij dhe kolegëve të tij deputetë të PDK-së, në ambientet e kuvendit gjatë seancës.

“Nuk ka logjikë të sulmohet nga një zëvendëskryeministër për aksion politik. Ata mund të reagojnë në foltore siç vepron çdo përfaqësues i popullit, e jo në formën siç veproi ai, duke e marrë një pankartë të Albin Pinokios, që e paska penguar fort”.

“E ka penguar për arsye se po shihet qartë se është duke gënjyer. Ne kemi pasur mundësi të kemi ndonjë reagim spontan, por assesi të paramenduar”.

Lushtaku tha se ka deputetë të lënduar, teksa shtoi se “nuk e mbaj në mend se si ka ndodhur, sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat