Hoxha: Lushtaku e freskoi Bislimin në këtë situatë të tensionuar

Aktuale

Hoxha: Lushtaku e freskoi Bislimin në këtë situatë të tensionuar

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 14:37
Mërgim Lushtaku dhe Eliza Hoxha

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka folur pas përplasjes fizike në Kuvendin e Kosovës. Ajo tha se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka sulmuar deputetin Mërgim Lushtaku.

Hoxha ka thënë se Lushtaku nuk e ka gjuajtur me armë, por sipas saj “vetëm e freskoi pak në këtë situatë të tensionuar”.

“Bislimi e sulmoi kolegun tonë i cili as nuk e sulmoi as nuk e gjuajti me molotov as me zollë përveç se i freskoi pak në këtë situatë të tensionuar”.

“Përballë skandalit më të madh në Kosovë, aferës Zdravo, e cila shpërfaqi bashkëpunimit e këtij pushteti me Milan Radojçiq, sot në vend të llogaridhënies dhe përgjegjësisë që deputetet e opozitës kërkuan, ne u dhunuam. Sot, deputetet e grupit parlamentar të PDK-së erdhën në Kuvend për të kryer detyrën tonë të zakonshme, për të kërkuar llogaridhënie nga kjo qeveri, pikërisht për këtë skandal dhe për koordinimin me Milan Radojqicin dhe me Listën Serbe”.

“Aksioni ynë simbolik dhe jo i dhunshëm irritoi zëvendëskryeministrin, i cili më pas sulmoi kolegun, Mergim Lushtaku, i cili as nuk e gjuajti me mollotov, as me zoll e as me gaz lotsjellës, as me veze e shishe, veçse i freskoi pak në këtë situatë të tensionuar pas këtyre përgjimeve. Ne ishim aty për të kryer obligimin tonë si deputet dhe u provokuam, u sulmuam nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, nga ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i financave, Hekuran Murati”.

“Është e papranueshme përpjekja e qeverisë për të sulmuar opozitën me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes nga skanali më i madh politik në vend. Ky pushtet duket se nuk e duron të vërtetën, në fakt të vërtetën e ka shtrembër dhe e ka dhunuar sa ka qenë në opozitë vazhdimisht, ndërsa të vërtetën sot mundohet ta mbys me dhunë në Kuvend, e besa edhe në media”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat