Dugolli i del kundër shefit për përgjimet: Kusari s’është dashtë të komunikojë me Radojiçiqin

Aktuale

Dugolli i del kundër shefit për përgjimet: Kusari s’është dashtë të komunikojë me Radojiçiqin

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 14:59
Enver Dugolli

Enver Dugolli, deputet i VV-së, ka folur rreth përleshjes fizike në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, gjuha e opozitës ishte e rëndë drejtuar pushtetit.

Dugolli i ka komentuar edhe veprimet e Besnik Bislimit, zëvendëskryeministër i Kosovës, i cili e hoqi mbishkrimin e vendosur nga PDK dhe e gjuajti me shishe deputetin Mërgim Lushtaku, pasi ky e lagu me ujë. Dugolli theksoi në Kanal 10 se ky veprim i Bislimit ishte një lloj shkasi që opozita të vazhdojë me veprimet që ndodhën në Kuvendin e Kosovës.

“Mjaftoi ai veprim i tij që gjithsesi unë e quaj një llojë shkasi që e gjetën dmth opozita për të vepruar pastaj me veprime të tilla.” – tha ai, teksa theksoi se opozita do të gjente edhe ndonjë shkas tjetër.

Dugolli i komentoi edhe përgjimet e publikuara nga Nacionale, ku përfshihen Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Slavko Simiq, ish-deputet i Listës Serbe. Ai tha se kryesisht Kusari ishte në nivel të detyrës, ndonëse e kritikoi për çështjen e veteranëve.

“Përmendja e veteranëve e këtyre mendoj që ka qenë ndoshta e panevojshme.” – tha ai, teksa gazetari Kushtrim Sadiku e pyeti nëse është e panevojshme edhe biseda e Kusarit me Milan Radojiçiqin, i sanksionuar nga ShBA-ja dhe i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“E panevojshme, natyrisht, natyrisht. Në momentin që i është lëshuar në interfon, se zonja Kusari nuk e ka thirrë në asnjë moment Radojiçiqin dhe shihet se tendencë dhe qëllim kryesor i zotit Simiq, i nxitur nga kush po dihet, nga Serbia natyrisht, se Serbia donë të bëjë katrahurë këtu. Ka pasë qëllim dhe incizimin që e ka bo ka qenë thjeshtë me këtë qëllim. Por edhe në momentin kur në interfon e ka lëshu atë…” – thai ai.

“Gjëja që është dashtë dhe besoj që këtu nashta, pak a shumë, është edhe një far gabimi i vogël i zonjës Kusari, ka qenë dashtë ta ndërpresë, të mos komunikojë, as mos ta dëgjojë fare Radojiçiqin” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat