Lista Guxo reagon pas dhunës në Kuvend

Aktuale

Lista Guxo reagon pas dhunës në Kuvend

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 16:17
Lista Guxo

Lista Guxo ka dënuar ngjarjet e sotme në Kuvendin e Kosovë të cilat i konsideron sulm ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe dhunën e ushtruar sot nga grupi parlamentar i PDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në kohën kur Kryeministri i Republikës së Kosovës, po informonte deputetët rreth shtrirjes së sovranitetit dhe ligjshmërisë në veri të vendit dhe rreth fillimit të implementimit të dakordimit me BE-në për shtensionimin e situatës në veri të vendit, deputetë të PDK-së sulmuan fizikisht Kryeministrin e vendit, ndërkohë që nuk i ndalnin as provokimet dhe fyerjet. Më pas dhuna u ushtrua edhe ndaj anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe deputetëve të grupit parlamentar VV/Guxo.

Sipas këtij subjekti dukej qartë se ky veprim ishte zbatim i një skenari të shëmtuar e të planifikuar më parë.

“Kjo dhunë në kuvend paraqet sulm të hapur ndaj shoqërisë demokratike dhe është e papranueshme. Partia Guxo dënon ashpër sulmet e deputetëve të PDK-së ndaj Qeverisë dhe ndaj deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Partia Guxo beson në fuqinë e debatit dhe të argumentit dhe angazhohet çdo ditë për një shoqëri demokratike dhe të integruar në strukturat euroatlantike duke përvetësuar dhe promovuar vlerat e saj. Opinionet e ndryshme politike asnjëherë nuk janë argument për veprime të dhunshme. Autorët e sulmit dhe të dhunës duhet të përballen me drejtësinë”, thekson Lista Guxo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat