Haradinaj viziton familjen e dëshmorëve Rexhë e Arton Qorraj

Aktuale

Haradinaj viziton familjen e dëshmorëve Rexhë e Arton Qorraj

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 16:29
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore në nderim të veprës së dëshmorëve Rexhë e Arton Qorraj, dhe gjithashtu ka qëndruar në familjen patriotike Qorraj.

Haradinaj ka theksuar se Rexha e Artoni do të kujtohen gjithmonë për trimërinë dhe guximin e treguar në shumë beteja gjatë luftës çlirimtare.

“Nderimi për gjithë ata që dhanë kontribut të çmuar për lirinë e atdheut, do të jetë i përhershëm. Sot, isha i nderuar të isha pjesë e ceremonisë së zbulimit të pllakës përkujtimore në nderim të veprës së dëshmorëve Rexhë e Arton Qorraj, dhe gjithashtu të qëndroj në familjen patriotike Qorraj.

Rexha e Artoni, do të kujtohen gjithmonë për trimërinë dhe guximin e treguar në shumë beteja gjatë luftës çlirimtare. Këto përkujtimore do të shërbejnë si dëshmi të gjithëkohshme të historisë sonë më të re. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat