Hidhet sërish ujë ndaj kryeminsitrit Kurti, vjen paralajmërimi nga Konjufca

Aktuale

Hidhet sërish ujë ndaj kryeminsitrit Kurti, vjen paralajmërimi nga Konjufca

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 17:12
Kuvendi i Kosovës

Tensionet në Kuvendin e Kosovës kanë vazhduar sërish.

Deputetët opozitarë kanë hedhur sërish ujë dhe shishe ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Para foltores së Kuvendit janë grumbulluar deputetët opozitarë dhe ata të pushtetit, ku fërkimet dhe shtyrjet mes tyre po ndodhin vazhdimisht.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca ka paralajmëruar se secili deputetë që do të ushtrojë dhunë në Kuvend do të largohet nga salla plenare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat