​Sërish tensione në Kuvend

Aktuale

​Sërish tensione në Kuvend

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 17:12
Kuvendi i Kosovës

Sërish janë shfaqur tensione në Kuvendin e Kosovës. Mospajtueshmëria mes pushtetit dhe opozitës për vazhdimin ose jo të seancën e sotme, ka provokuar prapë tensione mes deputetëve.

Insistimi i deputetëve opozitarë për ndërprerje të seancës bëri që ata të bllokojnë sërish foltoren e Kuvendit të Kosovës, por kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca vendosi për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga mazhoranca, ku do të shqyrtohet Projektligji për produktet medicinale.

Pas fillimit të procedurave për shqyrtimin e Projektligjit, deputeti i PDK-së Ilmi Reçica ia ndërpreu fjalën deputetit të LVV-së, Adnan Rrustemi.

Më pas deputetët e PDK-së sollën edhe dy pankarta me fytyrat e kryeminsitrit Albin Kurti dhe shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me mbishkrimet “Zdravo”.

Në këto kushte deputetët e pushtetit miratuan Projektligjin për produktet medicianale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat