Klinaku: Të merren në pyetje Kusari dhe Simiq, me siguri e dinë vendndodhjen e Radojçiqit

Aktuale

Klinaku: Të merren në pyetje Kusari dhe Simiq, me siguri e dinë vendndodhjen e Radojçiqit

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 18:28
Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka deklaruar se ka qenë e ditur për bashkëpunimin e Vetëvendosjes me Listën Serbe.

Ai tha se ky bashkëpunim ka ndodhur në momentin e votimit të projektligjit i cili i lë jashtë pagës minimale veteranët.

E kemi ditë që janë dakordu me listën serbe, kur kemi pasur protesta, kur i hoqën veteranët nga paga minimale në mënyrë të paligjshme, sepse pa prezencën tonë s’duhet të kenë ndryshime ligjore. Lista Serbe në momentin që e kanë votu të hiqen veteranët e kanë lëshu sallën, atëherë e kemi ditë që kanë dakordim. E kemi ditë që nuk mund ta kalojnë ndryshe përveç me listën serbe, sepse kemi pasur kontakte me opozitën dhe parti tjera, dhe kanë thënë se nuk do të votojnë”, ka thënë ai.

Tutje ai tha se “Prokuroria duhet t’i marrë në pyetje, duhet t’u ngrit padi, sepse me siguri e din vendndodhjen e Milan Radojçiqit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat