Votohet Ligji për çmimin e produkteve medicinale

Aktuale

Votohet Ligji për çmimin e produkteve medicinale

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 20:05
Kuvendi

Është votuar Ligji për çmimet e produkteve medicinale.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në Facebook ka falënderuar deputetët që siç u shpreh ai, me  përkushtim të jashtëzakonshëm punuan që ky ligj të bëhet sot realitet.

Vitia është shprehur se me këtë ligj nisë një epokë e re për ta mbrojtur secilin nga abuzimet me çmimet e barnave.

“Sot Kuvendi i Republikës votoi Ligjin për çmimin e produkteve medicinale. Falemnderime të gjithë deputetëve të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm punuan që ky ligj të bëhet sot realitet.  Të dashur qytetarë, me këtë ligj nisim një epokë të re për ta mbrojtur secilin prej jush nga abuzimet me çmimet e barnave. Na pret një punë e madhe deri tek jetësimi i plotë i Ligjit të ri. Por jemi bërë gati që ta realizojmë pa asnjë vonesë”, thuhet tutje në shkrimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat