Hajdar Beqa ftohet për intervistim nga Prokuroria

Aktuale

Hajdar Beqa ftohet për intervistim nga Prokuroria

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 21:57
Hajdar Beqa

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka bërë të ditur se është ftuar nga Prokuroria për intervistim.

Ftesën e intervistimit ai e konfirmoi në “Debat Plus”, të RTV Dukagjinit, teksa shtoi se është i gatshëm të shkojë të deklarohet në prokurori.

“Jam i gatshëm të shkoj qysh nesër, nëse kanë kohë ata dhe ta jap një deklaratë”, ka thënë ai.

Ftesë për intervistim nga prokuroria ka marrë edhe kolegu i tij nga PDK, Mërgim Lushtaku, për shkak të dhunës së shkaktuar në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat