Matoshi: Mos me qenë NATO-ja, Kosova rrezikon luftë civile

Aktuale

Matoshi: Mos me qenë NATO-ja, Kosova rrezikon luftë civile

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 22:12
Halil Matoshi

Analisti Halil Matoshi duke komentuar dhunën e sotme në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se nëse jemi aq qytetar të edukuar, aq paqësor, ne dhunën në start duhet ta dënojmë pavarësisht se nga kush vjen.

“Kështu nuk shkojmë përpara, dhunën duhet ta dënojmë parimisht”, ka thënë Matoshi.

Matoshi në “Politiko” tha që aq është polarizues diskursi në këtë shoqëri saqë mos me qenë këtu NATO, ambasada amerikane dhe shtetet e QUINT-it, ne e rrezikojmë vetën, fëmijët tonë, të ardhmen e këtij vendi me luftë civile.

“Aq shumë urrejtje, poshtërim, denigrim, fyerje në shoqërinë tonë. Lufta fillon me diskurs e përfundon me grushta”, tha Matoshi.

Ai tutje tha që kur pushteti e mësyn opozitën është shtypje kurse kur opozita e bënë një akt dhunë është arrogancë sepse shtypje nuk mundesh me e quajt sepse nuk ka forcë.

“Nuk thirret policia në Kuvend”, ka thënë Matoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat