Berisha për Bislimin: Çka deshi të demonstrojë ai?

Aktuale

Berisha për Bislimin: Çka deshi të demonstrojë ai?

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 22:16
Hisen Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha thotë se përleshja mes disa deputetëve të kësaj partie me anëtarët e kabientit qeveritar sot në Kuvend, nuk është e hijshme. Por, siç vlerëson ai, gjuajtja me ujë nuk është e rrezikshme.

Berisha tha se gjuha e kryeministrit Albin Kurti sot ishte e padurueshme.

“Hiq nuk është mirë me ndodh këso, as gjuajtje me ujë, mirëpo gjuajtja me ujë nuk është një diçka e rrezikshme, diçka lënduese. Është thjesht një demonstrim,një performim, për ta penguar në një mashtrim, në një gënjeshtër që ai po bënte…sot ishte e padurueshme mënyra se si fliste me gjuhë mashtruese, me një gjuhë krejt jashtë realitetit kryeministri në foltore”, deklaroi ai.

Ai shtoi se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është përzierë në veprimet e deputetëve.

“Çka deshi të demonstrojë ai”, pyet Berisha.

“Dhe ai zëvendësi i tij, ai kryenegociatori i të gjitha vendeve të dëmshme për këtë vend…del dhe heq një letër, deshi të demonstrojë ai. Ai po përzihet në veprimet e deputetëve, aty mund të kishte dalë një deputet cilido i Vetëvendosjes me heq, është lojë mes deputetëve, por jo ai, as ai, as ajo Haxhiu atje…derisa ky gjuajti me ujë, ai gjuajti me shishe”, potencoi deputeti Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat