Shala: Opozita, kontribuesi kryesor që pushteti po forcohet

Aktuale

Shala: Opozita, kontribuesi kryesor që pushteti po forcohet

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 22:26
Krenar Shala

Përleshjet e sotme me grushta në Kuvend mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës, Krenar Shala po i vlerëson përveç pamje jo të mira, edhe pjesë të demokracisë së brishtë në vend.

Shala derisa i quajti gabime, ai tha se sjelljet e tilla të deputetëve të opozitës, vetëm sa e forcojnë më shumë pushtetin e Kurtit.

“Kuptohet që ka tensione mes deputetëve të pushtetit e opozitës. Për çka janë tu e gjujtë kryeministrin me ujë?

Vec pse s’janë në pushtet a? S’po e shohin që këta janë kontribuesit kryesor që pushteti po forcohet.”, tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat