Mërgim Lushtaku para pamjeve të rrahjeve, tregon si nisi përleshja

Aktuale

Mërgim Lushtaku para pamjeve të rrahjeve, tregon si nisi përleshja

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 23:28
Mërgim Lushtaku

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka thënë se nuk e kishte në plan ta sulmonte kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se aksioni i tij ishte simbolik dhe spontan.

“Bislimi më ka gjuajtur me shishe e cila më ka rënë në gojë. Qëllimi im nuk ka qenë që të sulmojë”, ka thënë Lushtaku.

“Më vjen keq që ka ndodhur, por më shumë duhet me i ardh keq Qeverisë Kurti, si dhe Bislimit e Muratit që kanë provokuar”, ka vazhduar ai.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka dashur që ta largojë vëmendjen siç tha ai për “skandalin e Mimoza Kusari-Lilës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat