Bekim Haxhiu: Nuk e di kë e kam goditur – ishte spontane

Aktuale

Bekim Haxhiu: Nuk e di kë e kam goditur – ishte spontane

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 23:37
Pamje nga Kuvendi i Kosovës

Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se nuk e dinë kënd e ka goditur e as nuk e dinë kush e ka goditur.

Ai tha se gjithçka ka qenë spontane.

”Ka qenë reagim spontan, nuk e di kujt sepse ka qenë shpejt. Nuk i kam pa videot”, ka thënë Haxhiu.

Derisa në video shihet se e ka goditur Hekuran Muratin, Haxhiu thotë se nuk e ka idenë se kë e ka goditur.

Ai ka deklaruar se gjithçka ka qenë skenar i përgatitur nga Lëvizja Vetëvendosje, që sipas tij është fajtore për situatën.

Por, deputeti opozitar tha se ndjen keqardhje për atë që ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat