Nënkryetarja e Prishtinës nga PDK i ka disa fjalë për rikthimin e Bernës në Vetëvendosje

Aktuale

Nënkryetarja e Prishtinës nga PDK i ka disa fjalë për rikthimin e Bernës në Vetëvendosje

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 23:44
Donjeta Sahatçiu

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu nga PDK ka reaguar lidhur me kthimin e asamblistes së tyre në Vetëvendosje.

"Më 21 qershor ndava njoftimin se Berna Saraçi na u bashkua për Prishtinën. Më 27 qershor, në mbledhjen e pestë të Kuvendit Komunal, zyrtarizuam kalimin e saj si asambleiste në grupin e PDK me arsyetimin e elaboruar në fjalimin e saj. 

Sonte Berna ka vendosur të kthehet si asambleiste e LVV-së për të përmbyllur mandatin e saj në grupin ku ishte deri më 21 qershor.

Bashkë me grupin e PDK në Prishtinë, Bernës i dëshirojmë rrugëtim të qetë dhe të mbarë në vazhdimësi", ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat