Paralajmërimi serioz i Konjufcës për zgjedhje të reja që mbeti nën hije shkaku i përleshjes fizike

Aktuale

Paralajmërimi serioz i Konjufcës për zgjedhje të reja që mbeti nën hije shkaku i përleshjes fizike

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 06:19
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas rinisjes së seancës së enjtes ku edhe ndodhi përplasja fizike në mes të depuetëve të PDK-së dhe kabintetit qeveritar e disa deputetëve të pushtetit, ka përmendur shkuarjen në zgjedhje të reja si opsion.

Konjufca madje ka thënë se nëse do të kalonte agjenda e përcaktuar vetëm për seancën e ditës së enjte, atëherë sipas Konjufcës një gjë e tillë do t’ia rriste motivin njëmend Qeverisë Kurti për të shkuar në zgjedhje.

Kreu i Kuvendit Konjufca ka thënë se nëse do të kryhej agjenda me 31 pika, do t’i kontribuonte shkuarjes në zgjedhje të reja.

Këtë e ka thënë Konjufca si kundërpërgjigje ndaj disa deptutëve të PDK-së të cilët nuk pajtoheshin me Konjufcën për vazhdimin e seancës me pjesën e pyetjeve parlamentare.

Në polemikë e sipër teksa Konjufca diskuton me deputetët e PDK-së se si qytetarët do ta vlerësojnë atë që ka ndodhur në Kuvend dje, dikush nga deputetët ia përmend Konjufcës zgjedhjet e reja, nga ku edhe pason përgjigja e tij.

“Në zgjedhje shkojmë kur të doni, nuk është… Bile bile mendoj që nëse Kuvendi do ta realizonte këtë agjendën vec sot që e kemi, Qeverisë shumë do t’ia rrisnit motivin përnime me shku në zgjedhje. Edhe kjo që e kryjmë këtë agjendën me 31 pika sot, do t’i kontribuonte asaj”, deklaroi dje Konjufca pas rinisjes së seancës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat