Ironizon Shkëlzen Gashi: Kryeministri i ka kontribuuar tensionimit të situatës me këto dy projektligje

Aktuale

Ironizon Shkëlzen Gashi: Kryeministri i ka kontribuuar tensionimit të situatës me këto dy projektligje

Nga: A.Zh Më: 14 korrik 2023 Në ora: 08:34
Shkëlzen Gashi dhe Mërgim Lushtaku

Analisti politik Shkëlzen Gashi, ka reaguar edhe një herë për rrahjen dhe dhunën e djeshme, në Kuvendin e Kosovës, ku deputetë të Partisë Demokratike u përleshën fizikisht me ministra të Qeverisë Kurti.

Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me situatën, duke thënë se ajo u tensionua për shkak të dy vendimeve të kryeministrit Albin Kurti, përcjell Bota sot.

“Kryeministri i Kosovës i ka kontribuuar tensionimit të situatës, sepse dje në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka miratuar dy projektligje - për Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës”, ka shkruar Gashi.

Përleshja e djeshme nisi teksa në momentin kur po mbante fjalim kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e largoi nga foltorja pankartën “Zdravo” të vendosur nga deputetët e PDK-së. Në atë moment, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku u afrua te foltorja dhe e lagu me ujë kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi, ku më pastaj filloi përleshja fizike mes PDK dhe VV.

Policia ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me rastin. Përleshja ndodhi pas një debati të tensionuar rreth trazirave në veri të Kosovës dhe përgjimeve të shefes së deputetëve të VV-së Mimoza-Kusari-Lilës me Slavko Simiqin e Listës serbe./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat