Dhuna në kuvend, reagon edhe Dejona Mihali, ja si i quan deputetët e VV-së

Aktuale

Dhuna në kuvend, reagon edhe Dejona Mihali, ja si i quan deputetët e VV-së

Nga: N.E Më: 14 korrik 2023 Në ora: 09:05
Pamje nga perleshja

Zhvillimet e fundit në Kuvend kanë sjellë reagimin edhe të anëtares së VV-së, Dejona Mihali.

Mihali thotë se Vetëvendosje ka pasur në çdo legjislaturë Grupin parlamentar më të mirin në republikë,  por kjo legjislaturë është e jashtëzakonshme. 

"Lëvizja VETËVENDOSJE! ka pasur në çdo legjislaturë Grupin parlamentar më të mirin në republikë.

Por në këtë legjislaturë, pavarësisht çfarë përpiqen të thonë gojët e liga e ka GRUPIN PARLAMENTAR më të jashtëzakonshëm që ka parë historia politike e Kosovës dhe e shqiptarëve në përgjithësi", ka shkruar ajo.

Kujtojmë se dje në Kuvendin e Kosovës gjatë kohës kur kryeministri Kurti po mbante fjalim, deputetë të opozitës e ministra të Qeverisë u përfshinë në përleshje.

Tensionet vazhduan edhe pas rifillimit të seancës dy orë më vonë, teksa Kuvendi vazhdoi punimet deri në orët e vona kur situata u qetësua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat