Aksioni ku u arrestua avokati Besnik Berisha dhe të tjerët, Policia jep detaje

Aktuale

Aksioni ku u arrestua avokati Besnik Berisha dhe të tjerët, Policia jep detaje

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 09:43
Besnik Berisha

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin ku u arrestua avokati Besnik Berisha dhe gjashtë persona të tjerë, nën dyshimin se të njëjtit kanë ndikuar dhe penguar hetimet në lidhje me një rast të fajdeve.

Sipas raportit 24 orësh, në cilësi të provave janë konfiskuar një pistoletë, pesë telefona dhe 7 mijë e 500 euro para të gatshme.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë.2023 Drejtoria e Hetimeve të Krimeve të Rënda me autorizim të Prokurorit ka bastisur disa lokacione dhe ka arrestuar  shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë ndikuar dhe penguar hetimet në lidhje me një rast të fajdeve. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar: një pistoletë, 5 telefona dhe 7500 € para të gatshme. Pas intervistimit me vendim të prokurorit  të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat