Arrestohet Faruk Mujka, dyshohet për korrupsion

Aktuale

Arrestohet Faruk Mujka, dyshohet për korrupsion

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 10:29
Faruk Mujka

Burime të “Betimit për Drejtësi” brenda prokurorisë, bëjnë të ditur se sot në një aksion është arrestuar Faruk Mujka kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, nën dyshimin për korrupsion, derisa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës.

Mujka ishte nënkryetar i Mitrovicës, në kohën sa kjo komunë udhëhiqej nga Kryetari Agim Bahtiri.

Mujka njëherësh ishte edhe Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.

Sipas raportimeve të mediave, ish-nënkryetari i Mitrovicës kishte qenë pjesë e partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviq. Këto pretendime, Mujka nuk i ka mohuar asnjëherë.

“Sa i përket partisë se jullit, gjatë këtyre viteve kam pasur takime, konsultime, dreka e darka dhe shumë foto me pothuaj shumicën e komandantëve të famshëm. Asnjëri nuk ma ka përmendur as jullin as gruan e Sllobës. Tash ose ata nuk mendojnë si ju ose ndoshta edhe ata kanë qenë me mua ne jull”, kishte shkruar Mujka në një reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat