Emisari gjerman: BE-ja kërkon që Policia e Kosovës të mos jetë më e pranishme në veri

Aktuale

Emisari gjerman: BE-ja kërkon që Policia e Kosovës të mos jetë më e pranishme në veri

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 10:40
Manuel Sarrazin

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se vendimi i qeverisë së Kosovës për të reduktuar praninë e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale me 25 për qind është vetëm një hap i parë i vogël drejt de-përshkallëzimit.

Sipas tij, ke ky hap nuk përmbush kërkesat e BE-së pasi që kjo e fundit kërkon që Policia e Kosovës të mos jetë e pranishme në veri të Kosovës.

Në një intervistë për mediat serbe, ai po ashtu ka deklaruar se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është vendimtar për bashkësinë ndërkombëtare.

Ai ka theksuar se serbët në veri po vuajnë për shkak të krizës që ka lindur këta muajt e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat