Prokuroria intervistoi Bislimin si të dyshuar e Muratin si të dëmtuar për rrahjen në Kuvend

Aktuale

Prokuroria intervistoi Bislimin si të dyshuar e Muratin si të dëmtuar për rrahjen në Kuvend

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 11:36
Pamje nga përleshja në Kuvendin e Kosovës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka intervistuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati për dhunën e djeshme në Kuvendin e Kosovës.

Media nga burime brenda Prokurorisë ka mësuar se Bislimi është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa Murati si i dëmtuar.

Ftesa për intervistim u janë dërguar edhe dy deputetëve të PDK-së, Mërgim Lushtaku dhe Bekim Haxhiu, por që të njëjtit ende nuk janë paraqitur në Prokurori. Edhe këta të dy do të intervistohen në cilësinë e të dyshuarve.

Dje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se në lidhje me ngjarjet e ndodhura në kuvend ka iniciuar hetime dhe e ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.

Mërgim Lushtaku, përmes një postimi në Facebook, dje konfirmoi ftesën e Prokurorisë, ndërsa tha se do të paraqitet porsa të përfundojë seanca. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat