Fqinjët shqiptarë për djegien e shtëpisë së serbit në Istog: Asnjëherë nuk kemi pasur fjalë të keqe

Aktuale

Fqinjët shqiptarë për djegien e shtëpisë së serbit në Istog: Asnjëherë nuk kemi pasur fjalë të keqe

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Svetisllav Joziq është serbi i parë që është kthyer në fshatin Veriq, afër Istogut, rreth 80 kilometra larg Prishtinës.

Megjithatë, autorë të panjohur për të i kanë vënë flakën shtëpisë së sapondërtuar të tij, vetëm tri ditë pasi mori çelësat e saj.

Ky incident nuk e shqetësoi atë, dhe ai është i sigurt se atë nuk e shkaktuan fqinjët shqiptarë, të cilët, të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë, patën vetëm fjalë dhe kujtime të mira me Joziqin.

Institucionet e Kosovës kërkuan një hetim urgjent, për të gjetur përgjegjësit për djegien e shtëpisë së një të kthyeri serb, ndërsa ambasadorët e huaj kërkuan sigurimin e kushteve për kthim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat