“Përjashtimi i veteranëve nga ligji”, Musliu: Kurti përmbushi premtimin që ia dha Radojiçiqit

Aktuale

“Përjashtimi i veteranëve nga ligji”, Musliu: Kurti përmbushi premtimin që ia dha Radojiçiqit

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 12:54
Albin Kurti

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Kyi fundit dje në Kuvend ka miratuar Ligjin për pagën minimale, duke përjashtuar veteranët e UÇK-së.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se në këtë mënyrë Kurti ka përmbushur edhe një premtim që ia dhënë Milan Radojiçiqit.

“Dje duke ushtruar dhunë dhe duke i goditur fizikusht deputetët e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti me kabinetin e tij e përmbushin premtimin që i dha Radojçiçit për mospërfshirjen e veteranëve në Ligjin për pagën minimale”, ka shkruar Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat