Opozita “hipokrite”/ Liri Loshi tregon dallimet ndërmjet Mimozës e Ramushit për komunikimin me Listën serbe

Aktuale

Opozita “hipokrite”/ Liri Loshi tregon dallimet ndërmjet Mimozës e Ramushit për komunikimin me Listën serbe

Nga: M.L. Më: 14 korrik 2023 Në ora: 14:56
Liri Loshi

Ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet dhe publicisti Liri Loshi, e konsideron si hipokrizi sjelljen e opozitës kundër deputetës Mimoza Kusari Lila e cila në përgjimet e publikuara së fundi pranoi se kishte pasur komunikim me kriminelin Milan Radoiçiq.

Sipas Loshit në kohën kur kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ishte takuar direkt me Radoiçiqin, opozita e sotme thoshin se Lista serbe është subjekt legjitim në Kosovë, ndërsa tash sipas tij, shigjetat janë kthyer kundër Mimoza Kusarit për të njëjtën gjë.

“Krejt çfarë ka ndodh me Vetëvendosjen është se ajo ka bashkëpunuar me listën serbe, sikur e kanë bërë të gjithë më parë, por këta e kanë bërë atë ne një kohë që ne kemi menduar se nuk e bëjnë, meqë publikisht ishin fort të zëshëm kundër këtij bashkëpunimi”, shkruan Loshi mes tjerash.

Postimi i plotë:

Pse Ramush Haradinaj i ka lëshuar të gjitha pritat?! Kur ka pas shkuar në shtëpi të Radojçqit për koordinim me Listën serbe, ka pas shkuar në emër të PAN, pra me bekimin edhe të PDK-së dhe NISMES. Jo me interfon, por direkt në shtëpi të kriminelit Radojçiq. Atëherë kanë thënë se Lista Serbe është parti legjitime dhe se është detyrë e kandidatit për kryeministër me komuniku me lidërshipin serb. E tash kur shigjetat janë kthyer kundër Mimoza Kusarit për të njëjtën gjë, Ramushi me partinë e tij heshtin.

Pse, sepse ata duan që për të njëjtën vepër ta pësojë Mimoza, por jo edhe Ramushi. Krejt çfarë ka ndodh me Vetëvendosjen është se ajo ka bashkëpunuar me listën serbe, sikur e kanë bërë të gjithë më parë, por këta e kanë bërë atë ne një kohë që ne kemi menduar se nuk e bëjnë, meqë publikisht ishin fort të zëshëm kundër këtij bashkëpunimi.

Pra, këta i kanë thyer “standardet” e veta dhe jo standardet e opozitës. Për këtë arsye krejt zhurma që po e bën opozita nuk është gjë tjetër veçse hipokrizi! E vetmja goditje e saktë e tyre është hunda e pinokut, por këtë hundë e kanë merituar edhe liderët e PDK-së kur kanë drejtuar pushtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat