Gjykata merr vendim për ish-policin serb, Dejan Pantiq

Aktuale

Gjykata merr vendim për ish-policin serb, Dejan Pantiq

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 15:01
Dejan Pantiq

I është vazhduar masa e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj ish-policit serb, Dejan Pantiq, i cili dyshohet për terrorizëm.

Këtë ka konfirmuar për teve1.info zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special në çështjen penale kundër të pandehuri D.P, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vendosur lidhur me masën e sigurisë. Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit D.P, ashtu që masa e arrestit shtëpiak i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj”, bëri të ditur ajo.

Dejan Pantiq u arrestua me 10 dhjetor nën dyshimet se ka organizuar sulmin e 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat