PSD konfirmon pjesmarrjen në protestën e nesërme të OVL UÇK-së

Aktuale

PSD konfirmon pjesmarrjen në protestën e nesërme të OVL UÇK-së

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Partia Socialdemokrate (PSD) që udhëhiqet nga Dardan Molliqaj ka konfirmuar se do të marrin pjesë në protestën e nesermë (të së shtunës) në ora 18:00 kundër Qeverisë së Kosovës.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi konfirmoi se do të t’i bashkohen thirrjes së veteranëve të UÇK-së, të cilët dje përfundimisht u lanë jashtë Ligjit për Pagën Minimale që kaloi në orët e vona në Kuvendin e Kosovës.

Gjithashtu edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta mbështesë dhe do të merr pjesë në protestën e thirrur për nesër.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, në një përgjigje për Nacionalen pyetur rreth protestës.

Image
PSD

“Po e mbështesim protestën e thirrur për nesër nga OVL UÇK dhe do të marrim pjesë”, na tha zoti Xhemaili.

Protesta është njoftuar për nesër në ora 18:00, ka bërë të ditur kryetari i OVL UÇK-së, dega në Pejë, Gazmend Syla.

“Kundër koordinimit me Milan Radojçiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK! Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua turpshëm nga shumica parlamentare. Prandaj kërkojmë nga presidentja që ta kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe anti-UÇK", është thënë në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat