U.D. Kryeprokurori i Shtetit takon përfaqësues të platformës Lexdoks

Aktuale

U.D. Kryeprokurori i Shtetit takon përfaqësues të platformës Lexdoks

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 15:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e platformës për hulumtim të integruar ligjor në Kosovë, Lexdoks.com, Alban Muriqi dhe Alban Krasniqi.

U. d. kryeprokurori Kelmendi dhe përfaqësuesit e platformës Lexdoks patën diskutim produktiv mbi rolin e teknologjisë në avancimin e hulumtimit ligjor për nevojat e prokurorisë. Nga përfaqësuesit e platformës u prezantua edhe mundësia që sistemi prokurorial të përfitoj nga çasja në këtë platformë.

Përfaqësuesit e platformës Lexdoks i prezantuan U.D. Kryeprokurorit Kelemndi karakteristikat dhe mundësitë që përdorimi i kësaj platforme do të krijonte për Prokurorët dhe stafin e sistemit Prokurorial të Kosovës.

Lexdoks.com është platformë e mençur kërkimi që u mundëson përdoruesve qasje të shpejtë në të gjithë dokumentet e legjislacionit primarë dhe sekondar si dhe praktikës gjyqësore të Republikës së Kosovës, duke i bërë ato elektronikisht të kërkueshme, lehtësisht të qasshme dhe të përshtatshme për citim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat