Prokuroria kërkon paraburgim për avokatin Besnik Berisha

Aktuale

Prokuroria kërkon paraburgim për avokatin Besnik Berisha

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 16:13
Besnik Berisha

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj avokatit Besnik Berisha dhe gjashtë të pandehurve me inicialet N.Xh., I.S., R.C., F.Z., J.V., dhe A.S., të cilët me vendim të prokurorit, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Përmes një komunikate për medie, Prokuroria njofton se të pandehurit dyshohen për veprat penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi”, “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” dhe “Marrje ryshfeti”.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, për të pandehurin N.Xh., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare nga nen 386 par.1 nënpar.1.5 të KPRK-ës Për të pandehurin B.B., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-ës, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale nga neni 380 paragrafi 1 të KPRK-ës dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” nga nen 386 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të KPRK-ës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, për të pandehurin I.S., thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” nga neni 386, paragrafi 1, nënparagrafi 1.7 të KPRK-së.

“Për të pandehurin J.V., ekziston dyshimi i bazuar se ka veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-ës dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 paragrafi 1 të KPRK-ës. Kurse, ndaj të pandehurit me inicialet F.Z., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-ës. Ndërsa, ndaj të pandehurit me inicialet R.C., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-ës dhe ndaj A.S., sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 2 të KPRK-ës”, njofton Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat