Hovenieri uron kadetët e rinj që iu bashkuan sot Policisë së Kosovës

Aktuale

Hovenieri uron kadetët e rinj që iu bashkuan sot Policisë së Kosovës

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 16:34
Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përmes një shkrimi në Twitter, ka uruar kadetët e rint të Policisë së Kosovës, të cilët diplomuan sot.

Ai është shprehur se Policia e Kosovës është për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“Urimet e mia të përzemërta për kadetët e rinj të Policisë së Kosovës për ditën e diplomimit! I kënaqur të di që kjo klasë përbëhet nga përfaqësues të ndryshëm nga mbarë Kosova”.

“Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë, dhe ky është një hap tjetër drejt sigurimit të përbërjes së tyre që pasqyron Kosovën në të gjithë diversitetin e saj”, thuhet tutje në shkrimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat